Një kumanovar është mashtruar nga familjar i tij për 11.500 euro, njoftoi sot policia.
“Personi O.H. Nga Kumanova ka njoftuar policinë se është mashtruar nga një anëtar i familjes për 11.500 euro. Sipas denoncimit, familjari i tij i ka ofruar të ja shesë veturën, por pasi ka kaluar kohë e gjatë, ka kuptuar se veturën ia ka shitur dikuj tjetër, kurse paratë nuk ia ka kthyer”, njoftoi MPB Kumanovë.
Policia po mer masa për ndriçimin e plotë të rastit.