Grupi rinor Zgjohu në bashkpunim me profesoreshën Linda Rexhepi realizoi manifestim me rastin e 28 Nëntorit me moton “NËNTORI MUAJI I TRIUMFIT KOMBËTAR”.
Hyrja e programit u bë me himnin e flamurit kombëtar nga Talat Osmani me përcjellje instrumentale. Fjalë rasti pati kryetarja e Grupit rinor Zgjohu Sejlane Alimi, e cila tregoi mbi qëllimet e këtij aktiviteti, me ç’rast theksoi “Se një popull, që fle vdes” – Ismail Qemali. Andaj ne nuk do të vdesim, do rrim zgjuar do punojmë fortë, që ta ngrisim shoqërin tonë, ashtu siç deshën rilindasit tanë, ashtu siç deshën dëshmorët e kombit tanë dhe ashtu siç dëshirojmë ne të gjallët”.
Poetët e rilindjes tonë kombëtare përmes poezisë na e përcjellën historinë dhe sakrificën e tyre ku ne sot e tutje i mësojmë dhe i dëgjojmë , andaj nuk munguan as vjershat po të kësaj tematike nga recituesit tanë siç ishin: “Flamuri”, “Udha e shkronjave”, “Sa shumë gjak u derdh”, “Trima Luftëtar”, “Pash një vashë” dhe “Skënderbeu”.
Mësuesit e mirë mësojnë nga zemra e jo nga libri, andaj në këtë ditë patëm rastin ti dëgjojmë edhe disa nga nxënësit e mësueses Zejnepe Bajrami të shkollës fillore “Toli Zordumis” me poezitë: “Plisi”, “Lokja”, “Nëntori” dhe monologun “Tre Nëntorët”.
Kënga dhe vallja nuk kanë munguar asnjëherë tek populli ynë, andaj nëpërmjet valles disa nga nxënësit kishin përgaditur pikën muzikore “Pavarësia”.
Në vijim nxënësit e shkollës fillore “Toli Zordumis” të përgaditur nga mësuesja Teuta Bediu recituan poezitë e tyre: “Alfabeti ynë”, “Margaritarët e gjuhës”, “Flamuri ynë” dhe “Flamuri kuq e zi”.
Gjuha është mjet komunikimi andaj përmes gjuhës angleze nxënësja Anesa Alili prezantoi Shqipërinë dhe vlerat e kombit shqipëtar.
Edhe tek të vegjëlit nuk mungon dashuria ndaj atdheut, flamurit dhe kombit andaj përsëri iu kthyem poezisë duke dëgjuar nxënësit që kishin përgaditur poezitë: “Kruja”, “Vlora”, “Prizreni”, “Çamëria”, “Janina”, “Shqipëria” dhe “Europa”. Poashtu dëgjuam edhe poezitë: “Sa të dua o Shqipëri”, “Ismail Qemali”, “O flamur i dashur”, “Lapsi po shkruan”, “Mbretëresha e kësaj toke” dhe “Gjuha shqipe”.
Në vazhdim ishte rradha e shpalljes së eseve më të mira nga konkursi letrar me temë: “Rinia shqipëtare në shekullin që po jetojmë”. Arsim Jonuzi, kryetari i jurisë tregoi mbi kontrollimet e eseve dhe e bëri shpalljen e tre më të mirëve.
Nga Grupi rinor Zgjohu u shperndanë mirënjohje dhe dhurata për fituesit e konkursit ndërsa për të gjithë pjesmarrësit u ndanë mirënjohje.
Kryetarja e grupit shpërndau mirënjohje edhe jurisë për kontributin e dhënë: Arsim Jonuzi dhe Hafije Fejzuli.
Përmbyllja e programit u bë nga nxënësit me vallen “Kuq e zi”.
Aktiviteti solli mjaft emocione dhe u prit mjaft mirë nga publiku.