Avokatët vlerësojnë se me mos pranimin e dëshmive, këshilli gjyqësor nuk dëshiron zbardhjen e së vërtetës për lagjen e trimave në Kumanovë. Ata thonë se propozimi për dëshmitarë është bërë me kohë dhe në përputhje me rregulloren.
Me këtë persona do të duhet se skenari i kujt ka qenë ky , cili ka qen motivi i kësaj që ndodhi dhe kjo punë duhet që ka qenë e përgatitur gjatë kohë dhe këtë e tregon vetë prokuroria pasi që nga janari prokuroria thotë se janë përgjuar telefonatat dhe e gjithë gajdja faktike do të dilte me deklarata që do ti jepnin këta dëshmitar. Është e pakuptimtë që strukturat e shërbimeve sekrete të mos të jenë të thirrur si dëshmitarë pasi që unë mendoj se shërbimet janë ata që e kanë bërë skenarët për këtë rast– deklaroi avokat Naser Raufi.
Avokati Zvonko Davidoviq, i cili që një kohë të gjatë merret me lëndë për krime të rënda thotë se vitet e fundit Gjykata dhe Prokuroria nuk marrin parasysh asnjë dëshmi të avokatëve.
Atje ndjehemi si një natyrë e vdekur, si një objekt statik si një objekt dekori vetëm sa për të pasur i akuzuari mbrojtje , ndërsa në përgjithësi atje nuk pranohen dëshmitë e palës mbrojtëse me çka është edhe në kundërshtim me ligjin dhe lirin dhe të drejtat e njeriut– tha avokati tjetër Zvonko Davidoviq.
Gjatë seancës së djeshme gjyqësore, të akuzuarit e rastit të Kumanovës u larguan një nga një nga salla pasi kundërshtuan vendimin e gjykatës me të cilin ishte refuzuar kërkesa e tyre për ndryshim të trupit gjyqësor dhe prokurorëve të lëndës. Gjykata nuk ka pranuar shumë nga dëshmitarët e propozuar të palës mbrojtëse si ish deputetë, ish ministra por edhe të ministra të Qeveris në formimin e sipër. Mes tyre ishin lideri i BDI-së Ali Ahmeti, deputeti Artan Grubi, kryetari i Likovës dhe ministri i ardhshëm Sadulla Duraku, ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, drejtori i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov e të tjerë, asnjëri prej të cilëve nuk është pranuar. Seanca e ardhshme është caktuar me 31 maj.
Senat Zylbehari