Vjelja e grurit në hemisferën jugore është në ecje të plotë. Nga Australia vijnë lajme se bëhet fjalë për rendimente rekord, sidomos për grurin. Në javën e parë të janarit janë korrur rreth 80 për qind e sipërfaqeve me drithëra dhe pritet një korrje prej rreth 42 milionë tonësh, shkruan Agrarheute. E gjithë kjo krijon presion për logjistikën e kufizuar, por edhe për çmimet.
Kështu, fundi i javës solli rënie të çmimeve të MATIF-it të Parisit. Çmimi i grurit ra me 1.79 euro/t në 291.25 euro/t.
Për misrin ka qenë 284 euro/t, ndërsa për rapin ka arritur në 569 euro/t./Lexo më shumë