Analisti Edi Kulluri, ka komentuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e dekretit të Presidentit Bajram Begaj lidhur me shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Tiranës, ku e cilësoi këtë si një çështje të qartë kushtetuese, por që është keqpërdorur me vetëdije.
Edvin Kulluri: Nga pikëpamja kushtetuese kjo është normale, u mor një vendim i gabuar, u rrëzua. Por nuk jemi në këto kushte. Qeveria nuk është nocion abstrakt, ka njerëz aty. Këtu e para punës, ka një lajthitje të Presidentit, sepse nuk ka ndonjë paqartësi për të lexuar nenin 105 , është i qartë.
Nëse ka ankimin, nuk nxjerr dot dekret do presësh vendimin e Kushtetueses. Është bërë më koshiencë gabimi, nuk ka gabim njerëzor. Dekreti ishte iu gabuar. Unë nuk besoj se i takon kryeministrin të na bëj zyshën e të drejtës Kushtetuese. Duhet të jesh shumë i paditu që të mos e kuptosh që neni e ka të zezë mbi të bardhë, që të mos e dekretosh pa vendim të gjykatës.
Mesazhi i PS është shqetësues, nuk jemi aq mirë sa mendojmë. Që kur Edi Rama prezanton kandidaten pa filluar shkarkimin, kemi të bëjmë me një sjellje autokratike, arbitrare që nuk është normale për një vend demokratik.
Që ne momentin që këshilli bashkiak fle gjumë për katër muaj duke qenë se afati tre mujor i mosprezëncës kishte mbaruar dhe ditën që i thërret ky në PS , këta votojnë në rresh të gjithë është antidemokratike. Qeveria dhe kryeministri po sillen si autokrat, kjo shkakton tension mes institucioneve.