Alsat 2019-08-11T15:19:32+02:00
Për shkak të uljes drastike të furnizimit me ujë nga burimet prej ku Struga dhe rrethina, furnizohen me ujë të pijshëm do të zbatohet kufizimi i orarit të ujit. Nga Ndërmarrja Publike Proakva thonë se bëhet fjalë për një masë të nevojshme për shkak të sezonit të thatë dhe temperaturave të larta. Vetëm 425 litra ujë në sekondë janë në dispozicion, dhe në vetëm një javë kapaciteti i burimeve është ulur me 60 litra. Nga burimet më të mëdha në Shum dhe Belicë të epërme aktualisht vijnë 270, apo 120 litra ujë në sekondë, ndërsa nga më të voglat në Radolishtë dhe Radozhdë, 20 gjegjësisht 15 litra.
Kjo është për shkak të kushteve klimatike, temperaturave të larta dhe konsumit të shtuar të ujit. Furnizimi me ujë është normal deri në ora 17 pasdite dhe pastaj ndiejmë krizë, deri në orën 21. Prandaj, nëse këto temperatura vazhdojnë, Proakva shqyrton mundësinë e një kufizimi të caktuar. Kufizimet do të jenë në vende të caktuara. Kjo do të thotë se në orët e natës pas orës 24:00 deri në ora 6:00 ti mbushim rezervuarët, dhe në ora 6 ti lëshojmë- deklaroi Jonçe Dokoski-NP Proakva-Strugë.
Dokoski thotë se kufizimin do ta ndjejnë më së shumti katet më të larta të ndërtesave të qytetit, si dhe nga pikat e fundit të fshatrave Tatesh i epërm, një pjesë e Veleshtës dhe fshati Belicë. Hotelierët konsiderojnë se është e papranueshme për Strugën, e cila shtrihet në dy ujëra që të ketë një problem të tillë çdo verë.
Kohët e fundit një numër i konsiderueshëm i amvisërive janë ç kyçur nga rrjeti për shkak të abuzimit dhe mospagimit të rregullt të faturave të ujit.
Aktualisht kemi kontrolluar 310 vende, 70 prej të cilave i kemi ç’kyçur nga sistemi i furnizimit me ujë- tha Jonçe Dokoski-NP Proakva Strugë.
Nga Proakva thonë se mënyra e vetme për të zgjidhur këtë problem është mënyra e përdorimit të ujit dhe se Struga ka sasi të mjaftueshme nëse nuk abuzohet.
Miki Trajkovski
Loading…



