Nga “zhurma” e kuvendit kohëve të fundit, studentët e pakënaqur sepse janë më së paku të përfaqësuar dhe ndryshimet serioze të arsimit janë pothuajse të lënë anash…
Po ua rikujtojmë pesë, respektivisht gjashtë kërkesat e mëposhtme që vitin e kaluar akademik janë dorëzuar, debatuar dhe është premtuar për hapa konkret, por në fakt ne skemi asnjë feedback as nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria Kulturës, Deputetët e Partive të cilët nuk jemi të sigurtë që disa vite me rradhë i kanë mar me seriozitet kërkesat “luksoze” të arsimit tonë “të pasur” për nga Cilësia…
1. Përmirësimi i cilësisë së universiteteve (kushtet objektive, stafi akademik dhe administrativ, departizimi i universiteteve dhe parlamenteve studentore, punë praktike, autonomia e universitetit)
2. Përmirësimi i kushteve të konvikteve shtetërore ( shtretërit, kushtet higjienike, dhomat, muret dhe riparimi tërësishëm atje ku ka nevojë, hapësira të reja )
3. Rritja e numrit të leximoreve dhe bibliotekave në Shkup dhe qytete të tjera, sidomos ku frekuentojnë studentët-nxënësit (investime edhe në ato pak bibkioteka që egzistojnë)
4. Asortiman më i gjërë i bursave shtetërore për studentë qofshin ato të universiteteve shtetërore apo private, kategoritë me sukses të dalluar apo kategoritë sociale, kategoria e studentëve të drejtimeve deficitare, etj
5. Kartelë studentore për lehtësime financiare në institucionet publike, kulturore arsimore dhe transportit publik.
Dhe të 6-tën nga situata e pandemisë do ishte Ndihmë e Drejtpërdrejtë nga Qeveria për nxënës dhe studentë sidomos të vendeve rurale, me teknikë, mjete për punë dhe ndihmë financiare
Nga gjithë “gjallëria” e Kuvendit ditëve të fundit, a thua gjitha iniciativat e studentëve dhe kërkesat, cila nga çështjet është ngritur dhe punohet për të tashmen dhe të ardhmen e vendit ?!
Ne dhjetor të vitit 2019, disa nga pjesëmarësit e projektit tonë kanë folur si “opozitë” edhe pse ishin pozitë edhe ata, duke kritikuar dhe premtuar shumë…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Kulturës dhe gjithë këta deputetë që po bëjnë zhurmë janë përgjegjës për situatën ku gjindemi ne…