Rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare ishin një “shpresë” e re se në Maqedoni do të ketë ndryshime, do të ketë një politikbërje “NDRYSHE” dhe se ky shtet do të reformohet. Pas largimit të Vmro-së nga pozita në opozitë, shpresat u rritën edhe më shumë për një qeveri reformatore e cila do të sjellë shumë ndryshime. Këto ndryshime i pritshin me padurim të gjithë qytetarët të cilët shpresonin se në këtë shtet do të mbizotrojë drejtësia, dhe ky shtet do të jetë i barabartë për të gjithë ne. Nëpër tubime në fushatën parazgjedore dëgjonim shumë premtime si:
1)Zyrtarizimi i gjuhës Shqipe;
2)Ndarja e buxhetit në mënyrë proporcionale;
3)Federalizimi i këtij shteti;
4)Parlamenti dy dhomësh;
5)Ridefinimi
6)Reformat institucionale
7)Mos përfshirja e njerëzve të inkriminuar të cilat janë nën hetimet e PSP nëpër pozita udhëheqëse;
8)Antarsimi në BE;
9)Kushte të barabarta për të gjithë kombësitë që jetojnë në këtë shtet; dhe ajo më e rëndësishmja që i përfshinte shumicën e kërkesave të shqiptarëve e ashtëqujtura “Platforma e përbashkët e subjekteve politike Shqiptare”, këto të cilat na dhanë shumë shpresë se me të vërtetë këto zgjedhje do të sjellin ndryshime rrënjësore institucionale.
Rezultati i zgjedhje e tregoi pakënaqësinë e qytetarëve, dhe u krijua mundësia që edhe shqiptarët të vëndojnë kushte për pjesëmarrje në qeveri për plotësimin e kërkesave të shqiptarëve, dhe të jenë shtetëformues. Deri tek realizimi i telenovelës “Qeveri e re reformatore” ishte e nevojshme një kohë e gjatë 5muaj, dhe çka ndodhi me formimin e kësaj qeverie?! Ku mbetën premtimet dhe kushtet për hyrje në qeveri?! Ku mbetën kërkesat e Shqiptarëve?! Ku mbet patriotizmi parazgjedhorë?! Nga një qeveri për reforma, u shëndrua në qeveri poste; Nga një qeveri për dënim dhe burgim të kriminelëve, u shëndrrua në një qeveri për amnestim të kriminelëve dhe njerëzve të korruptuar. Për çka u shitën kërkesat e Shqiptarëve, dhe kushtet për hyrje në qeveri?! Cilët janë reformatorët që do ta ndryshojnë këtë shtet?!
Funksionarët e përjetshëm të cilët e varfëruan këtë shtet dhe i sollën në këtë gjendje shqiptarët si mund të sjellin ndryshime?!
Me njerëz të korruptuar, nuk mund që të bëhen reforma, por vetëm mund të vazdhohet tradita e vjetër dhe nuk ka asgjë NDRYSHE.
Qeveri e re, hajna të vjetër.
“Heshtja ndaj krimit, është krim”