Konfederata e Sindikatave të lira (KSL) apelon te punonjësit t’i respektojnë masat për mbrojtje në vendin e punës gjatë pandemisë siç janë larja e shpeshtë e duarve dhe përdorimi i mjeteve për dezinfektim, mbajtja e distancës fizike prej dy metra dhe shmangia e kontakteve me persona të sëmurë ose persona që janë kthyer nga udhëtimet nga ndonjë vend me rrezik të mesëm ose të lartë.
Prej atje potencojnë se respektimi i masave është i rëndësishëm sepse nëse rrezikohet shëndeti i punëtorit, atëherë rrezikohet edhe vendi i punës dhe puna e gjithë kompanisë.
“Jemi të vetëdijshëm se gjendemi në një periudhë të pasigurt dhe të krizës ku punëtori është i ekspozuar në infektim të mundshëm nga Kovid-19 ndërsa me atë edhe përhapje ndaj kolegëve tjerë. Për atë sërish apeloj për rritje të vetëdijes te çdo punëtor se me të vërtetë shëndeti i tij është i rëndësishëm, si për veten, familjen e tij, ashtu edhe për të gjithë kolegët dhe shoqërinë. Kjo pandemi tregoi se sa është ekspozuar në goditje sistemi i sigurisë dhe shëndetit gjatë punës dhe aq lehtë dhe shpejtë mund të përhapet virusi përmes vendeve të punës”, theksojnë nga KSL.
Sipas sindikatës, jo gjithkund respektohen masat për mbrojtje nga koronavirusi.
“Jemi dëshmitarë se ky virus merr hov të madh në nivel botëror dhe për atë nevojitet përgjegjësi e përbashkët dhe zbatim i masave për mbrojtje nga sëmundjet infektive duke potencuar se fuqia është në veprimin e përbashkët me qëllim të ndërprerjes të përhapjes së këtij virusi shkatërrues”, thonë nga KSL.



