Votimi i personave të sëmurë dhe të pafuqishëm, të burgosurve dhe atyre në paraburgim, si dhe i qytetarëve të akomoduar në kujdes jashëfamiljar, zhvillohet pandëprerë në të gjitha komuna ku nesër do të mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, duke përfshirë edhe Qytetin e Shkupit, informoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).
Sipas KSHZ-së, votimi ka filluar në orën 7 të mëngjesit dhe po realizohet pa probleme në të gjithë territorin e vendit, përfshirë edhe Qytetin e Shkupit.
Të dhënat e Komisionit tregojnë se sot të drejtën e votës po e realizojnë 4.826 persona të sëmurë dhe të paaftë, 1.256 persona të vendosur në 14 institucione ndëshkimore-korrektuese dhe 214 qytetarë në 13 qendra për kujdes jashtëfamiljar.
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale 2025 do të mbahet nesër, kur do të votohet për kryetarë komunash në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, si dhe në tre vendvotime në Shuto Orizare për zgjedhjen e këshilltarëve.
Sipas listës zgjedhore, të drejtë vote kanë gjithsej 1.013.375 qytetarë.


