Afati për parashtrimin e ankesave nga ana e partive deri tek KSHZ, në lidhje me zgjedhjet lokale te mbajtura me 15 tetor përfundoi mbrëmë rreth orës 2 të mëngjesit.
25 është numri i ankesave të parashtruara tek KSH, deri në orën 19:00.
Numrin më të madh të ankesave e ka parashtruar partia VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Për Maqedoni më të mirë”, dy nga partia TMRO, dhe një nga Aleanca për Shqiptarët.
Mbrëmë në orën 2 skadoi afati për parashtrimin e ankesave në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, për procedurën e votimit, përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve lokale të cilat u mbajtën më 15 tetor.
Në KSHZ janë parashtruar edhe 59 ankesa prej qytetarëve për mbrojtjen e të drejtës votuese. Ankesat për procedurën për votim kanë mundur të parashtrohen më së voni deri mbrëmë në orën 19.
Për zgjidhjen e këtyre ankesave, të cilat lidhen me procedurën për votim, përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve të votimit, KSHZ, ka afat prej 48 orësh.
Megjithatë, kundër vendimit të KSHZ-së, mund të shtrohet padi në Gjykatën Administrative, në afat prej 24 orësh nga pranimi i vendimit. Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë, nga ana tjetër, institucione të cilat, si edhe KSHZ, kanë 48 ora afat pas ankesës për të sjellë vendim.
Përgatiti:E.SH
Almakos.com