Komisoni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në një njoftim për media, pas deklaratës së ambasadosit Xhes Bejli se anëtarët e KSHZ-së kanë marrë rroga bonus, informojnë se kompensimet janë bërë në bazë të rregullave ligjore, njofton Portalb.mk.
“Kryetari dhe anëtarët e organeve zgjedhore funksionin e tyre e kryejnë në mënyrë të paanshme, të ndërgjegjshme, të përgjegjshme dhe në përputhje me kompetencat e përcaktuara nga Kodi Zgjedhor dhe rregullat tjera pozitive.
Kryetari dhe anëtarët e organeve zgjedhore dhe administrata zgjedhore kanë të drejtë kompensimi sipas nenit 19 të Kodit zgjedhor i cili përcaktohet nga një akt i miratuar nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Kjo është e drejtë e themeluar për punonjësit e KSHZ-së që nga viti 2006 dhe për anëtarët e komisionit nga viti 2014.
Vendimet për kompensim janë bërë në bazë të ligjit dhe rregullave ligjore, por për shkak të thirrjes së opinionit, anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor vendosën që në një seancë publike e cila do të mbahet më 12/05/2017 këtë vit të debatojnë mbi projekt-vendimet, vendimet për përcaktimin e kompensimit për anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe punonjësit në shërbimin e ekspertëve për zgjedhjet e zbatuara”, thuhet në kumtesë.