Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në mesditë duhet ta vazhdojë seancën e shqyrtimit të parashtresave të dorëzuara nga partitë politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. KSHZ-ja duhet të prononcohet për parashtresa tjera të dorëzuara nga Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja. Deri më tani, KSHZ i refuzoi shtatë parashtresa nga Lëvizja BESA dhe tri parashtresa të shtruara nga Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja. Për një parashtresë të Lëvizjes Besa e cila ka të bëjë me një vendvotim në Gostivar KSHZ kërkoi ekspertizë grafologjike të nënshkrimit të një votuesi për të cilin është përcaktuar se ka pasur përpjekje për të votuar për herë të dytë. Nuk u pranuan as parashtresat e LSDM-së për vendvotimet 2010 dhe 2025 në komunën e Tearcës, ndërsa pas ekspertizës së bërë në materialin zgjedhor për vendvotimin 2024 u përcaktua se numri i votave dhe i fletëvotimeve të pavlefshme përkon me numrat në procesverbal, me ç’rast edhe kjo ankesë u refuzua. Për parashtresën për vendvotimin 2016 u thirr një anëtar i Këshillit zgjedhor, por me kërkesë të KSHZ-së nesër në seancë duhet të vijnë edhe anëtarët e tjerë të këshillit zgjedhor me qëllim që ta konfirmojnë procesverbalin zgjedhor. Komisioni e shqyrtoi edhe parashtresën e vendvotimit 2011 ku pohohet se ka munguar një fletëvotim dhe se është zbatuar i ashtuquajturi treni bullgar. Me qëllim që të përcaktohen faktet, janë marrë në pyetje anëtarët e këshillit zgjedhor dhe të KKZ-ve me ç’rast është bërë edhe shqyrtim i materialit zgjedhor ku kërkohej që procesverbali të bëhet para fillimit të votimit. Mbrëmë para hapësirave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve derisa sa zgjati seanca u tubuan qytetarë që të shprehin protestë, për siç thanë, të parandalojnë të merret vullneti i shumicës së votuesve.
Data 09.09.2025
Aktuale
- Ramadani nga AKI sonte u takua me banorët e fshatit Krushopek – në fokus projektet jetike për zhvillimin e komunës së Sarajit
- Bujar Osmani: Dy kopshte të reja në Çair, kemi planin dhe lokacionet gati
- VMRO-Popullore kundër manifestimeve serbe në Maqedoni: Kush po lejon defilimin e beretave të kuqe serbe
- Bujar Osmani: Aleanca Kombëtare për Integrim po ngrihet në një forcë të bashkuar, të fortë dhe inspiruese
- Një 71-vjeçar bie nga Kalaja në Prizren dhe humb jetën
- Mexhiti: VLEN sjell vlera të reja për Çairin dhe shqiptarët
- “Qershia mbi tortë”, Apple prezanton edhe iPhone 17 Pro
- Qoku: Me Izet Mexhitin po kthejmë dinjitetin dhe drejtësinë për qytetarët