Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar Rregulloren e punës së KSHZ-së, i cili do të jetë pothuajse i ngjashëm më dokumentin e përkohshëm me të cilin ka punuar deri më tani. Në rregulloren e re janë implementuar vetëm disa ndryshime të rekomanduara nga OSBE OHIDR dhe ekspertët. KSHZ-ja sot ka miratuar edhe udhëzimin për shqyrtimin e ankesave. Nga ana tjetër edhe Qeveria ka deklaruar se ka pranuar të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR-it dhe komisionit të Venedikut për të mbështetur KSHZ-në, në konsolidimin e brendshëm në prag të zgjedhjeve lokale, sidomos në azhurimin e Listës zgjedhore.
Rregullorja përfshinë edhe disa vërtetje të cilët na kanë ardhur nga OSBE OHDIR dhe disa nga ekspertët dhe një ekspert i cili ka punuar këtu tre muaj në KSHZ. Me një dokument të tillë ne jemi me një hap më përpara për të mënjanuar çfarëdo lloj ndikimi ndaj punë së KSHZ-së dhe me këtë mendoj se kemi shkurtuar mundësitë e ndikimit politik në punën e KSHZ-së – deklaroi Rexhep Prekopuca- nënkryetar i KSHZ-së.
Alsat-M

