Nga KSHZ njoftojnë se ende i hapur konkursi është për kandidatë të pavarur për kryetarë komunash.
Në komunat shqiptare deri tani ambicjen e tij për të garuar si kandidat i pavarur, e ka shprehur vetëm, Enver Pajaziti, në komunën e Bërvenicës.
Në kampin maqedonas ka më shumë kandidatura. Kiro Tashkov dhe Jorgo Ognenovski janë kandidat të pavarur për komunën e Manastirit.
Gospodin Poposki konkurron në Vevçani, Toni Gjurovski në Vrapçisht, Jadranka Biban në Debarcë, Boris Davidov në Kavadar, Vladimir Kofçegarski në Karposh, Marijanço Angelovski dhe disa tjerë në komunë rurale.