Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor deri të shtunën, 14 360 qytetarë kanë dhënë nënshkrim për kandidatët për president. Mirëpo asnjëri prej kandidatëve, ende nuk i ka grumbulluar 10 000 nënshkrimet e nevojshme.
Më shumë nënshkrime deri tani ka grumbulluar Bujar Osmani, kandidati i BDI-së, 5 405. Të premten zëdhënësi i BDI-së Arbër Ademi, tha se nënëshkrimet për Osmanin do t’i grumbullojnë për dy ditë. Pas Osmanit, radhitet kryetari i partisë ZNAM Maksim Dimitrievski 3 613 nënshkrime dhe kandidatja e Levicës Biljana Vankovska Cvetkovska e cila ka mbledhë 2 758 nënshkrime. Rrethh 2 000 nënshkrime mblodhi kandidati i partisë GROM, Stevço Jakimovski.
Në garën për presient janë gjithësej 13 kandidatë, por gjithë të tjerët kanë mbledhur më pak se 1 000 nënshkrime.
Kandidati i opozitës shqiptare Arben Taravari, ka 246 nënshkrime dhe vetëm tre më shumë ka kandidati i pavarur Velo Markovski, 249. /SHENJA/
Data 10.07.2025
Aktuale
- (VIDEO) Hasani: Heqja e interpelancës nga rendi i ditës, veprim pa precedent dhe i rrezikshëm
- Toshkovski: Zjarret janë pjesë e një skenari të caktuar që synohet të realizohet në Maqedoni
- (VIDEO) Maqedonia në “luftë” me zjarret, tetë janë aktive, pesë nën kontroll
- PAMJET/ Zjarr në një banesë pranë Pazarit të Ri në Tiranë, zjarrfikësit në vendngjarje
- Mickoski: Janë arrestuar disa persona për shkaktimin e zjarreve – po luftojmë me stuhinë e zjarrit
- 49-vjeçari bie nga kamioni gjatë shkarkimit të materialeve ndërtimi, dërgohet në Spitalin e Traumës
- Filipçe: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë të sigurt, por integrimi i Maqedonisë në BE është gjithnjë e më i largët
- Sakrifikoi jetën për të shpëtuar dy turistë, Arben Anamali shpallet nga qeveria “Dëshmor i Atdheut”