Kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska nuk po i publikon të dhënat për zbukurimin e kryeqytetit për Vitin e Ri. Tenderin akoma nuk e ka publikuar as Byrja për Prokurim Publik. Arsovska ishte në shenjëstër të kritikave për bredhin e vogël në shesh e që nxiti tallje dhe reagime të ndryshme.
Mirëpo është publikuar tenderi për pako për Vitin e Ri.
Sipas dokumentit të publikuar, Arsovska ka blerë 550 pako, me çmim të përgjithshëm prej 12.200 euro. Ose çdo paketë kushton 1300 denarë. Në tenderin e regjistruar ka marrë pjesë vetëm një ofertues, i cili ka fituar marrëveshjen.(INA)