Kryetari i komunës së Probishtipit, Toni Tonevski, përmes profilit të tij në Facebook ka reaguar ndaj lajmit të Televizionit 24, transmeton Tetova1.
“Jam i shqetësuar nga lajmi i Televizionit 24 për tentimin për përdhunim ndaj të punësuarës në komunë. Në tërësi demantoj të gjitha akuzat në atë lajm nga mediumi i përmendur.
Them se nuk ekziston asnjë padi për tentim për përdhunim, pasi që diçka e tillë nuk ka ndodhur. Ky është vetëm një tentim për ta prishur imazhin tim personal dhe politik, por shpresoj se gjatë ditës së nesërme do të dalin shërbimet kompetente dhe kjo gjë do të pastrohet”, shkroi Toni Tonevski./Tetova1/