Sot në orët e pasdites kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i shoqëruar nga nënkryetari Zeqirija Ibrahimi dhe Sekretari i Përgjithshëm, Afrim Gashi, është pritur në një takim në rezidencën e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga z. Xhejs Bejli.
Në takim është diskutuar për gjendjen aktuale politike, për qëndrimin e BESËS përkitazi me formimin e qeverisë së ardhshme, si dhe për pikëpamjet e BESËS për zgjidhjen e krizës. Me këtë rast kryetari Kasami e ka njoftuar Ambasadorin Bejli për qëndrimet e BESËS përkitazi me qeverisjen e ardhshme, duke theksuar se parakushtet themelore që BESA të diskutojë për mundësinë e përfshirjes në qeveri janë tri: se BESA pranon të marrë pjesë në qeverisje vetëm nëse në të nuk ka figura politike të inkriminuara dhe të dyshuara nga Prokuroria Speciale Publike; se BESA pranon të jetë e pjesë e bisedimeve për qeverisje vetëm nëse pranohet diskutimin për RIDEFINIMIN e sistemit juridiko-kushtetues të shtetit dhe se BESA do të pranojë të bëhet pjesë e qeverisjes vetëm nëse marrëveshja qeveritare do të jetë transparente për publikun dhe e afatizuar.
Data 22.03.2026
Aktuale
- Parashikimi i motit/ Vranësira dhe reshje të pakta shiu në disa zona të vendit, ja sa do të jenë temperaturat
- Korrupsioni si dështim i etikës mjekësore
- Plumba dhe kokainë, shqiptari arrestohet duke bërë ‘biznes’ në mes të qytetit italian! U survejua me kamera, i sekuestrohen edhe…
- Mexhiti: VLEN është bashkimi që nuk ndalet, shqiptarët drejt unitetit
- Gjetet trupi i pajetë i një gruaje pranë lumit në Zërnoc, nis hetimi
- Qeveria nesër në orën 12 me masa të jashtëzakonshme për derivatet
- Konflikti në Lindjen e Mesme, ekspertët kërkojnë që Qeveria menjëherë të marrë masa
- Makina përplas motorin në unazën e Pogradecit, plagoset çifti i bashkëshortëve! Ja si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore

