Mërgata shqiptare në Manhaim të Gjermanisë me një ceremoni madhështore solemne dje bëri inaugurimin e xhamisë së shqiptarëve ‘Dija’, transmeton Almakos.
Për organizimin e ndërtimit të kësaj xhamie kontribut të çmueshëm kanë dhënë shumë persona në mesin e të cilëve edhe Islam Aliji nga fshati Mateç, kryetar i Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit Gjermani.
Islam Aliji mori pjesë me ekipin e QSA Gjermani ku nga trupi organizativ u dekorua me një dhuratë. Përndryshe, Islam Aliji është njëri prej iniciatorëve dhe organizatorëve të formimit të QSA Maqedoni me seli në Kumanovë ku në vazhdimësi jep kontribut për mirëmbajtjen e kësaj qendre si dhe zhvillimin e aktiviteteve humanitare në Komunën e Kumanovës, Likovës dhe më gjerë./Almakos/