Kryetari i komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Stojkoski, mëngjesin e sotëm është sulmuar verbalisht nga një qytetar i revoltuar, i cili e ka ofenduar dhe kërcënuar drejtpërdrejt në hapësirat e komunës, mëson 24 Info, përcjell Almakos.
Situata ishte në prag të dhunës fizike, por të pranishmit arritën të parandalonin përshkallëzimin e mëtejshëm të kësaj ngjarje.
Se ka ndodhur ky incident është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku thonë se pas një denoncimi, në godinën e bashkisë kanë arritur efektivë e policisë, por ndërkohë personi është larguar nga ambientet e komunës.