Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu sot takoi banorët e lagjeve Fushë Tophanë dhe Gazi Babë, bashkë me të cilët lëshuan në përdorim vende të reja parkimi dhe rrugë të asfaltuara.
Në Fushë Tophanë të Çairit, kryetari Ganiu tha se me kërkesë të banorëve është investuar në krijimin e një hapësire prej 1500 metrash katrorë vend parkim, që do të plotëson nevojat për parkim për 70 vetura për banorët e lagjes, që paraqiste problem për një kohë të gjatë, dhe se pas kërkesës së tyre Komuna e Çairit ka rregulluar vend-prakimet dhe pjesët e gjelbëruara për rreth.
Me këtë investim, numri i vend-parkimeve të reja për banorët e Çairit të ndërtuara gjatë katër viteve të kaluara arriti në gjithsej 1270 vende parkimi.
Këto investime, kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu dhe kandidat për mandat të ri në këtë detyrë i ka realizuar në bazë të kontratës me qytetarë për mandatit 2017-2021, në të cilin qytetarët një ndër top 3 kërkesat kishin rregullimin e çështjes së parkimit. Kryetari Ganiu para banorëve të Fushë Tophanës ri-premtoi se gjatë mandatit të ri, së bashku me partnerin Mabetex do të ndërton edhe 12 garazhe në kate, me kapacitet të përgjithshëm prej 3000 vendeve të reja të parkimit, dhe me këtë projekt, çështja e parkimit në Komunën e Çairit do të zgjidhet përgjithmonë.
Kryetari Ganiu sot takoi edhe banërë të lagjes Gazi Babë, të cilëve u janë asfaltuar rrugët me kërkesë të qytetarëve. Ganiu sot inspektoi rrugët e asfaltuara Ordan Çopella, Bajram Shabani, Avram Pocevski, Mendelieva, rrugën Çairska, rrugën Stojna Stevskova, rrugën 1664 dhe rrugën Sarajevska.
Në këto tetë rrugë dhe rrugica Ganiu tha se janë shtruar gjithsej 2500 metra katrorë asfalt, ndërsa në total gjatë mandatit të parë të tij gjithsej 65 mijë metra katrorë në gjithë teritorrin e komunës.