Kryetari i Departamentit të Politikës së Jashtme në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Kreshik Çollaku ka realizuar takim me kryetarin e “Alternativa”, Afrim Gashi në Tiranë, ku me këtë rast kanë bashkëbiseduar për aktualitetet politike në hapësirat mbarëshqiptare.
“Në Tiranë me mikun dhe deputetin e parlamentit të Maqedonise së Veriut Afrim Gashi, gjithashtu kryetar i Alternativës. Folëm për të tashmen, folem për të ardhmen, folëm për shqiptarinë…”, shkruan Kreshnik Çollaku deputet i PD-së, njëherit Kryetar i Departamentit të Politikës së Jashtme në Partinë Demokratike të Shqipërisë, pas takimit me Afrim Gashin.