Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski sot ka promovuar fushën e re sportive në lagjen Rasadnik, transmeton Almakos.
“Sot përmes ndeshjes futbollistike midis nxënësve të Sh.F.K. “Shën Kliment Ohri” dhe Sh.F.K. “Aco Shopov” zyrtarisht u lëshua në përdorim një terren i ri futbolli.
Në tërësi u rikonstriua fusha e vjetër për futboll “, shkruan ndërmjet tjerash Kostovski.
Përndryshe me këtë aktivitet në tërësi u përmbyll projekti rekreativ në lagjen Rasadnik me një hapësirë prej mbi 3000 metra katror.