Në këtë ditë të parë të Ramazanit dua që të gjithë besimtarëve myslimanë në vendin tonë, nga thellësia e zemrës, t’jua uroj fillimin e agjërimit dhe të lutem që ky muaj të jetë i mbarë dhe i dobishëm për të gjithë besimtarët myslimanë.
Agjërimi, përtej një kufizimi fizik, aq më shumë është një përkushtim shpirtëror, që synon ngritje sublime shpirtërore.
Nisur nga kjo, uroj që agjërimi të jetë edhe një mënyrë e përafrimit, dashurisë dhe respektit ndërmjet të gjithë besimtarëve dhe, në përgjithësi, qytetarëve të vendit tonë.
Paçi paqe në familjet tuaja dhe agjërim të mbarë e të devotshëm!
Afrim Gashi,
Kryetar i Alternativës


