Kryetari i ALTERNATIVA-s, Afrim Gashi, i shoqëruar nga nënkryetari i partisë, deputeti Nexhbedin Kahremani, sot ka realizuar takim me përfaqësuesit e OSBE-së në Shkup, ambasadorin e OSBE-së, z. Clemens Koja, dhe përfaqësuesin politik në OSBE, z. Jeff Bieley.
Gjatë takimit në fjalë, kryetari Gashi ka njoftuar përfaqësuesit e OSBE-së për rolin konstruktiv që po e zhvillon Alternativa në koalicionin qeveritar dhe proceset integruese të vendit në rrugën europiane. Në këtë takim, gjithashtu, u bisedua edhe për zgjedhjet presidenciale të 21 prillit, me ç’rast kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, njoftoi se partia e tij do të zhvillojë fushatë europiane në përkrahje të kandidatit të përbashkët qeveritar, z. Stevo Pendarovski.
Të dyja palët u dakorduan që takime të këtilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Data 22.03.2026
Aktuale
- Protesta pa fjalime e opozitës! Qytetarët do të mblidhen para kryeministrisë! Të angazhuar 1500 efektivë policie
- (VIDEO) Shtetet e rajonit marrin masa për parandalim të krizës
- Shkup “Bit Pazar”: Personi i armatosur terrorizon, kryen një grabitje dhe dy tentativa brenda një ore
- Humbi kontrollin mbi motomjetin dhe u përplas me barriera anësore të rrugës, humb jetën 28-vjeçari
- Nikolloski: Në Uashington u konfirmuan raportet e mira politike dhe ekonomike me SHBA-të
- Mickoski: Ulet TVSH-ja në 10% për derivatet e naftës, qytetarët do të kursejnë deri 200 mijë denarë në ditë
- Mashtrohet shtetasi turk në Gostivar: I morën 2700 euro për një patentë shoferi
- Dizeli mund të shtrenjtohet për 10 denarë, benzinat për 6 den, do të shpallet gjendje krize!


