Kryetari i Bullgarisë, Rumen Radev sot bisedoi me kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe me përfaqësuesen e Bashkimit Evropian, Federika Mogerini për situatën e fundit në Maqedoni.
Ai ka përshkruar bisedat si të detajuara.
“Kemi biseduar shumë për situatën në Maqedoni. Ajo është alarmante”, është shprehur Radev.
Ai gjithashtu ka bërë thirrje drejt BE-së që të ndihmojë përmirësimin e dialogut ndërpartiak.
“Më kanë garantuar se çështja e Maqedonisë do të shqyrtohet seriozisht dhe pres që të përkrahet vizioni ynë se BE-ja duhet të ndihmojë të përmirësojë dialogun ndërpartiak dhe ndërinstitucional. Kjo është më e rëndësishme për rruajtjen e sigurisë së rajonit”, tha Radev.
Të gjitha këto ai i tha gjatë takimit të jashtëzakonshëm të Këshillit Evropian në Bruksel.