Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, sot ka realizuar takim me zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan të shtetit për Çështjet Evropiane, Metju Palmer. Zotëri Palmer ka falënderuar kryetarin Gashi për rolin e tij konstruktiv për miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend dhe ka inkurajuar për implementim të mëtutjeshëm të Marrëveshjes së Prespës si mundësia e vetme për hapjen e perspektivës euro-atlantike të vendit. Kryetari Gashi siguroi zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan të shtetit se Lëvizja BESA me tërë kapacitet e sajë do të vazhdojë të jetë në dispozicion të implementimit sa më të shpejtë të Marrëveshjes së Prespës dhe të anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE. Gjithashtu temë e këtij takimi ishin edhe zhvillimet politike në vend dhe në rajon.

