Problemet rinore, aktiviteti i zymt i rinisë dhe mungesa e tyre në vendimmarje, ishin temat të cilat u diskutuan në tribunën e djeshme të organizuar nga shoqata Unique Code në komunën e Çairit.Mendimet dhe qëndrimet e tyre i shtjelluan, kryetari I Forumit Rinor (FR) nga BDI, Kushtrim Alla, kryetari i FR Lëvizjes Besa, Daim Luçi, kryetari i Forumit Rinor Shqiptar, Ariton Rama dhe kryetari i Unionit të Studentëve Shqiptar Egzon Shabani.
Kushtim Alla si përfaqësues I BDI-së tha se partia që ai përfaqëson gjithmon i ka kushtuar rëndësi forcave rinore në secilin cikël ka pasur edhe platforma të veçanta të shkruara kushtuar rinisë.
“Tani kemi fiiluar një iniciativë për shtimin e rinisë në vendimmarje. Kemi parashtruar iniciativë në Kuvendin e Maqedonisë për Rininë. Pjesmarrje në mbledhje të Kuvendit kanë të gjitha organizatat jo qeveritare.”, tha mes tjerash Alla.
Ai shtoi se partitë politike pa dallim duhet ti lënë organizatat rinore që të ngrenë zërin dhe ti dëgjojnë kritikat e tyre, sepse rinia creative dhe e përpikt sipas tij ka sjellur gjithmon rezultate.
Nga ana tjetër, kryetari i Forumit Rinor të Lëvizjes Besa, Daim Luçi tha se për të arritur deri në pikën ku duam ne duhet të kalojmë edhe sfidat që na paraqiten gjatë atij rrugëtimi.
“Të marrim shembuj më të thjeshtë, secili I ri dëshiron të bëhet sikurse yjet e futbollit, Messi, Ronaldo apo sikur lidërt që aktualisht po udhëheqin me botën, Trump, Merkel, Macron, apo edhe Erdogan, por asnjëri nga ata të rinjë nuk dëshiron të kalojë nëpër rrugën që secili nga ata kanë kaluar që tani për fat të mirë ose keq po udhëheqin me botën”, deklaroi mes tjerash Luçi, i cili shtoi se kësi lloj organizimesh duhet të ketë sa më shpesh që rinia jonë të jetë në gjendje të konkuroj me rininë në rajon pop se jo edhe në botë.
Ariton Rama, Kryetari i Forumit Rinor Shqiptar tha se kur kuptohet fuqia, krijohet vetëbesimi, kur krijohet vetëbesimi arrihet të realizohet qëllimi.
“Jam plotësisht dakord për hartimin e një strategjie rinore, madje konstatoj se kemi shumë nevojë . Por para se të hyjmë në fazën e hartimit strategjik, duhet të përcaktohet kriteriumi I karakterit të vet strategjisë rinore si princip përmbajtësor dhe si parim pragmatic mbi suaza efektive dhe efikase të interesave rinore”, tha Rama.
Egzon Shabani, kryetar i USSH-së tha se organizata që ai përfaqëson ka qenë e vetmja nga OJQ-të shqiptare ka marrë pjesë në mbledhjen e mbajtur në Kuvend për iniciativën rinore.
“Nëse marrim pjesë duhet të mos jemi vetëm formalitet, të pranojmë ose të mohojmë atë që na ofrohet. Duhet të marrim pjesë por edhe të kemi ide të qarta dhe strikte se çfar kërkojmë” veçoi mes tjerash Shabani.
Mevludin Imeri/ Almakos.com