Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë të forcojnë partneritetin me vendet e Ballkanit në luftën kundër ekstremizmit dhe krimit të organizuar, ka thënë Prokurori i Departamentit të Shtetit të SHBA, Jeff Sessions.
“Ne përballemi me një kërcënim serioz nga terrorizmi, kontrabanda e drogës dhe njerëzve, krimi i organizuar dhe korrupsioni. Kriminelët e zgjuar përdorin kufij për t’u fshehur pas tyre, nuk duhet ta lejojmë këtë”, ka thënë Jeff Sessions.
Kujtojmë se edhe Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, me ftesë të Prokurorit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeff Sessions, po merr pjesë aty.