Kryeparlamentari Talat Xhaferi, prej më 22 deri 24 maj të vitit 2018 do të realizojë vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë.
Në shoqërim të kryetarit të Kuvendit do të jenë anëtarët e Grupit parlamentar për bashkëpunim me Kuvendin Popullor të Republikës së Serbisë, z. Ivan Stoiljkoviq, kryetar i grupit, z. Ilija Nikollovski, anëtar i grupit dhe z-nja Mirsada Emini Asani, gjithashtu anëtare e grupit për bashkëpunim.
Në kuadër të vizitës zyrtare, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të takohet me kryetaren e Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë, Maja Gojkoviq, me kryetaren e Qeverisë së Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiq dhe anëtarët e Grupit për bashkëpunim në Kuvendin Popullor të Republikës së Serbisë.