Kryetari i kuvendit Talat Xhaferi në emër të tij dhe në emër të deputetëve ka uruar festën e krishterë të Pashkëve për anëtarët e besimit ortodoks.
“Ju uroj shumë shëndet dhe qetësi shpirtërore sepse Pashkët janë festë e familjes dhe të afërmve dhe gjithë atyre që festojnë ju dëshiroj ngrohtësi në shtëpi, fat dhe dashuri për të gjithë. Apeloj që së bashku të kërkojmë mirëkuptim, respekt dhe dashuri mes tyre sepse bashkë jetojmë në maqedoni pa dallim feje dhe etniteti. Në këtë frymë duhet të vazhdojmë të jetojmë dhe të vazhdojmë vlerat, respekti i madh ndaj feve dhe religjioneve, bashkërisht të respektojmë traditat e gjithë qytetarëve ndërsa obligimi ynë është që ato vlera t’i madhërojmë”, ka thënë kështu në mesazh urimin e tij kryeparlamentari Xhaferi.