Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë qytetarët e besimit islam, duke vënë theksin në rëndësinë e kësaj dite të shenjtë për forcimin e solidaritetit dhe vlerave njerëzore.
“Festa e Kurban Bajramit, që në esencë e ka sakrificën për vlerat më sublime, na e kujton rëndësinë e mirëkuptimit, dashurisë dhe përkujdesjes ndaj njëri-tjetrit,” u shpreh Gashi në mesazhin e tij. Ai theksoi se kjo ditë është një moment reflektimi për vlerat që i bashkojnë njerëzit si shoqëri, siç janë respekti për më të moshuarit, kujdesi për më të pambrojturit dhe dashuria për familjen.
Në fund të mesazhit të tij, kryetari i Kuvendit uroi që Bajrami të sjellë paqe në zemrat e qytetarëve, gëzim në familjet e tyre dhe shpresë për përmbushjen e idealeve më të larta.
“Urime Bajramin e Vogël!”, përfundoi Gashi.