Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev me rastin e festes së Fitër Bajramit uron besimtarët e fesë islame.
“Me përkushtim të sinqertë ndaj Zotit, të gjithë se bashku të vazhdojmë traditën me të cilën jetohet me shekuj në këto treva. Të forcojmë Maqedoninë si shembull për bashkëjetesë, respekt dhe mirëkuptim mes njerëzve të përkatësive të ndryshme fetare dhe etnie dhe të krijojmë vepra dhe vlera për gjeneratat e reja”, thuhet në urimin e Zaevit.

