Kryeministri Zoran Zaev dhe udhëheqësia e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Maqedoni, e kryesuar nga Reis ul Ulema Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi, sot në takim në Qeveri kanë biseduar për çështjet vijuese në interes të BFI-së, si dhe për problemet në funksionimin
e myftinive, kumtoi pres-shërbimi qeveritar. Nga Qeveria theksojnë se janë shqyrtuar mundësitë dhe perspektivat për dinamizimin e
bashkëpunimit në periudhën e ardhshme në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve për çështjet e mbetura me denacionalizimin e pronave fetare të BFI-së.
“Për këtë bashkësi fetare temë interesi ishin institucionet fetare arsimore, me theks të veçantë në statusin problematik të shkollave, të cilat propagandojnë dhe mësojnë fanatizëm dhe radikalizëm fetar islamik”, qëndron në kumtesë.
Kryeministri Zaev i ka afirmuar qëndrimet e Qeverisë për respektimin e nevojave fetare dhe lirive të qytetarëve dhe për përmirësimin e komunikimit me bashkësitë fetare për zgjidhje të përbashkët të problemeve dhe përforcim të besimit të ndërsjellë si faktor kyç në ndërtimin e shoqërisë së
përbashkët.