Në qeverinë e Republikës së Maqedonisë sot është realizuar takim mes kryeministrit Zoran Zaev dhe ambasadores së re të Japonisë, Keiko Haneda. Në takim, kjo e fundit i përcolli Kryeministri Zaev urimet nga homologu i tij japonez , Shinzo Abe, për marrjen e funksionit si kryeministër i RM-së, ndërsa shprehu gjithashtu edhe mbështetjen e Japonisë për angazhimet e qeverisë së Maqedonisë mbi reformat demokratike.
“Qeveria ka për qëllim zbatimin e agjendës reformatore që do të përshpejtojë integrimet e Maqedonisë në BE dhe NATO, por para së gjithash, interes primar ka sigurimin e jetës kualitative për të gjithë në shtet i qytetarëve të Maqedonisë, theksoi kryeministri Zoran Zaev.
Ambasadroja japoneze tha se vendi i saj do të mbështesë Maqedoninë në aspiratat euroatlantike dhe shtoi se do të vazhdojë të ndihmojë zhvillimin e Maqedonisë në fusha të ndryshme, veçanërisht në hapësirat lokale.
Ndryshe, para takimit me ambasadoren japoneze, kryeministri Zoran Zaev realizoi gjithashtu takim edhe me ambasadoren kineze në vend./Almakos.com/