Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, do të
marrë pjesë në ngjarjen rajonale “Samiti 100 – Biznes liderët e Evropës Juglindore”, që prej më 16 deri më 17 tetor, do të mbahet në Shkup.
Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, Zaev është ftuar të marrë pjesë me fjalimin e tij në panel debatin plenar me titull “Marrëveshje e re për kohën e re, ose, nëse rajoni është i gatshëm për garë në skenën globale”, në të cilën do të debatohen edhe temat e energjisë, ekonomitë e bazuara në
njohuri, për brendimin, për ekonominë digjitale dhe për strategjitë për lidhshmërinë e rajonit dhe për nismat e përbashkëta në sferën e turizmit.
Pjesëmarrje në këtë debat plenar, që do të mbahet më 17 tetor, konfirmuan edhe kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama, i Malit të Zi, Dushko Markoviq dhe kryesuesi i Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Denis Zvizdiq.
Fjalim të veçantë në këtë ngjarje të rëndësishme rajonale do të ketë edhe eurokomisarja e Transportit, Violeta Bulc.
Pjesëmarrje në samitin e sivjetmë “Samiti 100 i biznes liderëve të Evropës Juglindore”, do të ketë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Koço Angjushev, i cili do të mbajë fjalim në panel “E-Koncepti për përshpejtimin e zmadhimit të rritjes me lidhshmëri”.
Në hapjen e Samitit 100 në Shkup, mysafirëve të rajonit dhe Evropës, do t’u drejtohet Zhivko Mukaetov, drejtor i “Alkaloidit” dhe kryetar i Bordit të Samitit 100 – Biznes liderët e Evropës Juglindore, së bashku me presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, si mysafir special
i ngjarjes.
“Samiti 100 – Biznes liderët e Evropës Juglindore” mbahet për të gjashtën herë dhe është ngjarja e vetme e këtij formati në rajon.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë
- Mucunski: Është e pahijshme që një vend anëtar i BE-së si Bullgaria, të bëhet strehë për persona të dënuar si Iva Mihajllova
- Microsoft dhe OpenAI: Partneriteti që sjell miliarda në tremujorin e fundit
- Ndodh e papritura: Nis sonte Big Brother VIP Kosova, futen tre banorët e parë – ja ku mund ta ndiqni
- The Washington Post: Protestat kundër Ramë përshkallëzohen! Opozita ndez flakadanë në Kuvend
- Protestat në Shqipëri, Mustafa: Rama i ka tallur protestuesit e “Flamingove”, prandaj studentët sollën një valë të re
- Ndryshimi i pushtetit në Serbi, deputeti Visar Memeti zbuloi prioritetet e koalicionit shqiptar
- Opinion/ Qeveria e Ramës si lumi i Lanës


