Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski u takua me ambasadorin e ardhshëm të vendit tonë në Estoni, Dragan Jordanovski.
Kryeministri Spasovski, Jordanovskit i uroi përfundim të suksesshëm të përgatitjeve para fillimit të detyrës së tij si ambasador, si dhe sukses në aktivitetet e tija të ardhshme si ambasador i yni në Talin, Republika e Estonisë.
Në takim u theksua se funksionimi i ambasadave tona në vendet anëtare të BE-së, me kapacitet të plotë ka domethënie të rëndësishme në periudhën që vijon në përgatitjen e konferencës së parë ndër-qeveritare për fillimin e negociatave të vendit tonë me BE-në.
Në aspekt të bashkëpunimit dypalësh me Estoninë, u tha se rëndësi të veçantë ka sigurimi i vazhdimësisë së bashkëpunimit të mirë mes dy vendeve, veçanërisht në pjesën e aleancës sonë në NATO dhe shfrytëzimin e potencialit për pasurimin e komunikimeve reciproke në fusha të caktuara, para së gjithash në pjesën e arsimit dhe teknologjisë digjitale.
Data 19.09.2026
Aktuale
- Mickoski: Përmes Maqedonisë, Aleksandropoli do të lidhet me Evropën
- Bleona ‘trazon’ rrjetin, në fustan transparent zbulon më shumë se ç’duhet!
- Privohet nga liria 20 vjeçari nga Shkupi, policia i gjeti marihuanë në banesë
- Rritja e çmimeve të naftës: Ministria e Tregtisë në gatishmëri për masa të reja
- Halit Valteri shënjestron Belinda Ballukun: Duhet t’i vendosim kufi kësaj kuçedre që ha burra dhe po përpin pushtetin
- Filipçe: Varësia e fondit pensional nga buxheti është rritur ndjeshëm
- Zëdhënësi : Çdo zgjidhje midis Kinës dhe BE-së duhet të sigurojë një ekuilibër interesash
- Velkovski: A do të sillte kthimi i ish-kompanive shtetërore më shumë mjete për qytetarët?



