Në takimin e përbashkët midis qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë që do të mbahet në Pogradec pala shqiptare do të kërkojë nga pala maqedonase që ta vazhdojë rrugën “Arbëri” edhe në territorin e saj, paralajmëroi kryeministri shqiptare Edi Rama gjatë vizitës së tij të sotme në Peshkopi.
Ndërtimi i Rrugës së Arbrit në gjatësi prej 75 kilometra, zyrtarisht do të fillojë vitin e ardhshëm. Rruga do të kushtojë 33,6 miliardë lekë dhe për 100 kilometra do ta shkurtojë largësinë nga Tirana deri në Dibër.
“Në takimin me kryeministrin e Maqedonisë në tetor, u dakordësuam për të realizuar në Pogradec një mbledhje qeverie, ku do vendosim domosdoshmërinë që edhe pala maqedonase ta kompletojë rrugën në krahun tjetër që përmes Dibrës, porti Durrësit dhe zona të tjera, të mund të aksesohen më shpejt. Do afrojë Dibrën me Tiranën. Është një rrugë shumë më e shkurtër dhe që do zgjidhë një problem kaq të madh”, tha kryeministri shqiptar.
Rruga e Arbrit, potencoi, nuk lidh vetëm një rajon me tjetrin, por është strategjike për zhvillim të ekonomisë, punësimit dhe turizmit.
“Rruga e Arbrit ka për qëllim të krijimit të korridorit ekonomike me Maqedoninë, përmes Dibrës dhe ta bëjë portin në Durrës më qasës”, potencoi Rama.
Punimet për ndërtimin e rrugës së Arbrit pritet të zgjasin 44 muaj.
Data 30.01.2026
Aktuale
- Gazetarja Liridona Veseli dënohet vetëm pse përmendi emrin e gjyqtarit në raportim gjyqësor
- Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit më 1 dhe 2 shkurt do të marrë pjesë në takimin e sekretarëve të përgjithshëm të parlamenteve të BE-së
- Gashi zhvillon takim me kryebashkiakun e Arnavutköy në Stamboll
- Dorëzohet aktakuzë ndaj 13 policëve për përfshirje në rastin “Koçani”
- Koçoska: Borxhi publik arrin 59,6% të PBB-së, rezultat i menaxhimit të kujdesshëm financiar
- Moti i keq lë rreth 10 mijë banorë në errësirë totale, Shushica pa energji elektrike prej mbrëmjes së kaluar
- Vazhdon rënia e madhe e çmimit të arit
- (VIDEO) Hoxha: Rregulla më të rrepta dhe prag më të ulët të emetimeve

