Shkruan: Hamzi Ibraimi
Për fat të keq historia njerëzimit është e mbushur me shembuj të dhimbjes kolektive, të popujve që janë përballuar me malltretim, përsekutime dhe gjenocid, vetëm pse kanë kërkuar të jetojnë të lirë në trojet e tyre. Populli shqiptar, veçanërisht në Kosovë, e kanë përjetuar këtë realitet në lëkurën e vet duke i përjetuar dëbimet masive, dhunën sistematike, e deri te tentativat për shfarosje të identitetit kombëtar. Por me dhimbje të thellë dhe me lot në sy e them se sot, bota po i mbyllë sytë për tragjedinë që po ndodh në Palestinë. Ku ky popull palestines po përballet me shkatërrim, gjenocid dhe mohimin e të drejtës themelore për të jetuar në paqe.
Aty ku duhej të ndërtohej një bashkëjetesë, po ushtrohet një dhunë dhe gjenocid brutal nga një shtet që u krijua nga ata që dikur vetë e kanë përjetuar persekutimin. Por ky popull pa vatan tani përjetimet e veta i ka kthyer në makineri të shkatrimit dhe masakrave dhe zhvillimit të gjenocidit ndaj popullit palestines. Por këtë përjetim të dhimbjes dhe masakrimit më së miri e din populli shqiptar se si është, kur një tokë të të merret me dhunë, dhe kur një identitet bëhet shënjestër e zhdukjes, kur gratë, fëmijët dhe të moshuarit bëhen viktima të një aparati ushtarak pa mëshirë atëherë kemi të bëjmë me gjenocid, me një krim që nuk njeh kohë e vend. Nga djegiet e fshatrave shqiptare në Kosovë, e deri tek spastrimi etnik në kampet e përqendrimit të ngritura nga regjimi serb, e deri tek bombardimet dhe muret që ndajnë vendbanimet palestineze.
Nëdrsa sot po e njeta historia përsëri po përsëritet për ata që nuk kanë zë, dhe për ata që bota zgjedh të mos i dëgjojë. Ndërsa në një nga momentet më të errëta të historisë moderne, është ajo që po ndoth në Rripin e Gazës, ku po zhvillohet një fushatë ushtarake shkatërrimtare. Që edhe shumica e vendeve e kanë quajtur gjenocid, por për fat të keqë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zgjodhi që të pranojë medaljen më të lartë shtetërore nga Izraeli. Ky akt nuk është thjesht një gjest simbolik dhe diplomatik; por është një pozicionim i qartë në anën e gabuar të historisë. Një medalje që sot e përgjak fytyrën e diplomacisë shqiptare, një medalje që do të mbetet njollë mbi ndërgjegjen tonë kombëtare. Unë, si një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, ndjehem i revoltuar dhe i nënçmuar nga ajo që po shoh se si po vepron Kryeministrit i Shqipërisë Edi Rama.
Më vjen turp që të krenohem me Shtetin tim Shqiptarë kur në krye të këtij shteti kemi një udhëheqës që në emër të Shqipërisë, ka zgjedhur të legjitimojë një regjim që po sulmon brutalisht një popull të pambrojtur. Dhe e bën këtë jo thjesht me heshtje apo neutralitet, por me një përqafim simbolik – me buzëqeshje, me dekorata, e me fjalime për bashkëpunim dhe aleancë. Shqipëria duhet të kujdeset për pozicionimin e saj në një botë që po kërkon me ngulm drejtësi, paqe dhe solidaritet. Medalja që Edi Rama mori, nga Shteti iz_raelit që kryen gjenocid është medalja e gjakut të fëmijëve palestines ,mjekëve palestines, gazetarëve palestines etj. Por mos të harojmi se kjo medalje e gjakut është dhe do të mbetet një damkë mbi ndërgjegjen tonë kolektive, që historia e njerëzimit nuk do ta harojë asnjëherë.
Mos të harojmi sepse kur një ditë lufta do të ndalojë, dhe bota të rikthehet në reflektim, do të mbeten jo vetëm emrat e viktimave, por edhe emrat e atyre që heshtën, dhe duartrokitën ose u shpërblyen në mes të tragjedisë. Dhe në këtë listë, fatkeqësisht, do të qëndrojë edhe emri i Shqipërisë i përfaqësuar nga një kryeministër si Edi Rama që zgjodhi të njollosë Kombin Shqipëtar duke pranuar të nderohet nga njerëz që duart i kanë të përgjakura sëbashku me ndërgjegjen tyre.