Kryeministri aktual patë premtuar shumë gjëra gjatë betejës që e zhvillonte për të ardhur në pushtet. Ai duke e ditur se përballë tij qëndron “qeveria ekonomike” e Nikolla Gruevskit, u fut në fushën e tij duke premtuar masa ekonomike të cilat janë vështirë për tu realizuar në shtetin tonë. Një nga ato masa ishte edhe heqja e participimit që qytetarët e paguajnë në institucione shëndetësore për shërbimet e tyre.
Në projekt-buxhetin për vitin 2018, për mbrojtje shëndetësore janë planifikuar mjete financiare në vlerë prej 28.2 miliardë denarë gjegjësisht 1.1 miliardë denarë më shumë se sa në vitin paraprak. Në këtë vlerë janë paraparë 5% për rritje të pagave të punonjësve në institucionet shëndetësore duke filluar nga muaji shtator i vitit 2018 si dhe financimin e rregullt të shërbimeve shëndetësore.
Edhe pse për momentin nuk kemi propozim-buxhet të detajuar për vitin 2018 pubilikisht pyes:
– rritja e mjeteve financiare për 1.1miliardë denarë a përfshinë në vehte edhe mbulimin e birës buxhetore që do të shkaktonte heqja e participimit për shërbime shëndetësore apo;
– premtimi për heqjen e participimit për shërbimet e lartpërmendura do të ngel vetëm si një premtim bosh dhe një gënjeshtër e rradhës ndaj qytetarëve?
Ju zotëri kryeministër premtuat se qytetarët do të jenë më të pasur, andaj apeloj që këtë masë për heqjen e participimit shëndetësor ta aplikoni sa më shpejt me çka do të vijnë në shprehje premtimet e juaja ndaj zbutjes së gjëndjes së rëndë ekonomike të qytetarëve.