Ndërkohë kryeministri Mickoski nuk pret që zhvillimet në Serbi të reflektohen në Maqedoninë e Veriut. Megjithatë ai thekson se ka skenar të përgatitur për çfarëdo zhvillimi të mundshëm. Sipas Mickoskit, nuk është mirë që Maqedonia e Veriut të përzihet në punët e brendshme të një shteti tjetër, por nëse dikush kërkon ndonjë këshillë, thotë se janë të gatshëm të ndihmojnë.
Është normale ta ndjekim situatën. Do të ishte e papërgjegjshme nëse nuk e ndiqnim situatën me fqinjët tanë. Në bazë të kësaj jemi të përgatitur për sfidat nëse ka të tilla, kemi përgatitur skenarë kuptohet. Por nuk pres të ketë diçka tek ne. Sa i përket pjesëmarrjes sonë, politika jonë është e qartë. Ne as nuk duam dikush të na përzihet e as ne nuk do të përzihemi në punët e brendshme të cilitdo vend tjetër”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.