Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot në Budapest do të marrë pjesë në konferencën CPAC (The Conservative Political Action Conference), e cila konsiderohet si tubimi më i madh dhe më me ndikim i partive konservative në botë. Sipas agjendës, siç kumtoi pres shërbimi i Qeverisë, Mickoski do të mbajë fjalim në sesionin e caktiuar për 15:30.
Në konferencë, mes mysafirëve tjerë janë edhe kryeministri sllovak, Robert Fico, kryeministri gjeorgjian, Irakli Kobahidxe, Andrej Babish nga Çekia, Jerzhi Kvashnjevski dhe Mateush Moraviecki nga Polonia, Herbert Kikël nga Austria, Alis Vajdel nga Gjermania, Horhe Buksade nga Spanja, si dhe yjet e djathta amerikane, Ben Shapiro, Xhek Posobiec dhe Dejvid Rubin.
Në kuadër të vizitës në Hungari, kryeministri Mickoski do të zhvillojë takim me kryeministrin hungarez, Viktor Orban.