Si spekulime i vlerësoi kryeministri Zoran Zaev informacionet se gjatë formatimit të Qeverisë, LSDM-ja do ta merr ministrinë e drejtësisë, ndërsa dikush prej partive shqiptare, ministrinë e arsimit dhe shkencës, transmeton Almakos.
“Reformatimi i qeverisë pres që të ndodh për shkak të rritjes së shumicës, por ajo është një mundësi e mirë për të parë se ku ka rezultate. Nëse dikush nuk ka sukses nuk d.m.th. se do t`i falënderohemi, ndoshta në pozicionet e dyta ose të treta ata njerëz mund të gjenden dhe të japin rezultat”, tha Zaev duke shtuar se ai duhet që t`i jap komentet e tij për ministrat që i ka propozuar si mandator, Qeveria të jep vlerësim për drejtorët e kështu me radhë./Almakos/