Gjatë qëndrimit të vet zyrtar në Maqedoni, z. Jallçën Topçu, Kryekëshilltari i Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, së bashku me një delegacion të shoqëruar edhe nga ambasadorja turke në Shkup, Tylin Kaja, pas faljes së namazit të xhumasë në Xhaminë Mustafa Pashës ka vizituar edhe Bashkësinë Islame në RM, ku u pritën nga sekretari i përgjithshëm, Irsal ef. Jakupi. Me këtë rast, duke i shprehur mirëseardhje në emër të Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit, i cili është në një vizitë punë në Zvicër, efendi Jakupi e ka njohtuar zyrtarin e lartë turk me të arriturat, sukseset por edhe me problemet e BFI-së. Nga ana tjetër, kryekëshilltari në emër të vet personal e falënderoi kryetarin e BFI-së për letrën përkrahëse drejtuar Presidentit tyurk me rastin e Referenmdumit Popullor mbajtur kohë më parë, si dhe ka falënderuar për përkujdesjen e Reisul Ulemasë për jetën fetare islame si dhe për të gjithë myslimanët e vendit. Z. Topçu veç të tjerash uroi për intensifikimin e bashkëpunimit në mes të BFI-së dhe të gjitha institucioneve shtetërore të Turqisë.
Data 08.04.2026
Aktuale
- VENDIMI/ “Efektivët fushatë për Sara Milen”- Polici i Burgut të Peqinit e kallëzoi për shpifje, GJKKO merr vendimin për deputetin Flamur Noka!
- Ambasadori Meidani bën thirrje shqiptarisë: Bashkë! Sot më të fortë se kurrë!
- (VIDEO) Ligji i ri për përfaqësim adekuat: Reformë për barazi apo meritokraci?
- Çmimi i karburanteve, Preçi: Vendimmarrja e Bordit nuk ka lidhje me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare! Ulja e naftës, simbolike! Vendet perëndimore e kanë ulur me 15%
- (VIDEO) Hulumtim, rezultatet e dobëta të nxënësve pasojë e metodës së mësimit
- Çfarë ndodh kur akrepat e orës ndryshojnë? Ja pesë aspekte që duhet të dini
- (VIDEO) Romët, qytetarët që kujtohen një herë në vit, 67% janë të papunë
- Regjistrimet audio të raportimeve të Ivanës për dhunë të vazhdueshme u paraqitën si prova kundër Stojançe Jovanovskit




