“Harmonia fetare mes shqiptarëve paraqet strumbullar reflektimi për tolerancën ndërfetare për mbarë botën” ka theksuar Kryegjyshi botëror I bektashinjve Haxhi Dede Edmon Brahimaj me rastin e darkës tradicionale e cila organizohet prej tetë vitesh me gazetarët e medieve nga Shqipëria Kosova, Maqedonia Mali I Zi etj.
Darkën solemne e hapi gazetari që ndjek punën e komuniteteve fetare Ferdinand Samarxhi I cili ka titullin presidencial Mjeshtri I Madh duke nënvizuar se bektashizmi ka paraqitur ndër vite shembull dhe burim frymëzimi për çështjen kombëtare.
“Shkëlqesia e tij presidenti i republikës së Shqipërisë na gëzon sonte me pjesëmarrjen e tij. Dua të falënderoj sonte të gjithë pjesëmarrësit në këtë natë të orëve të fund vitit që shënon pragun e vitit të ardhshëm ku kanë ardhur shumë personalitete”, tha Samarxhi.
Kryegjyshi botërorë Haxhi Dede Brahimaj tha se mediat ndodhen para një sfide të madhe të kohës për të ruajtur trungun kombëtarë duke kujtuar fjalët e rilindësve shqiptarë vëllezërve Frashërt “Pa atdhe nuk ka fe”.
“Ju urojmë të gjithë juve një darkë të mirë për të gjithë ju gazetarët në këtë fundvit në këtë sofër bektashiane e cila ka qenë gjithnjë sofër e paqes , dashurisë dhe mirësisë e afrimit me njëri tjetrin duke harruar të këqijat por gjithnjë duke kultivuar vetëm të mirat . Edhe në këtë darkë ju urojmë dashuri paqe dhe mirësi e shumë suksese qoftë 2018-ta”, tha Haxhi dede Edmond Brahimaj, kryegjyshi Botërorë I Bektashinjve.
Ndërkaq presidenti I Shqipërisë Ilir Meta theksoi se viti 2018 do të jetë vit I hapjes së perspektivave për të gjithë shqiptarët duke uruar paqe dhe dashamirësi në çdo shtëpi shqiptare.
“Bekimet baba Mondit u dëgjofshin bashkë me të gjithë drejtuesit e tjerë fetarë që kemi ne këtu në Shqipëri.Duke ndjekur këto aktivitet e krishtlindjeve vura re që jë element tjetër mediatik simbol i bashkëjetesës fetare në Shqipëri është zoti Ferdinand Samarxhi. Sepse kamë vënë re se të gjitha aktivitet fetare i bën me të njëjtin pasion pa dallim se cilën fe bëhet fjalë për shumë vite. Gëzuar të gjithëve”, tha Ilir Meta, President i Shqipërisë.
Gjatë darkës nuk kanë munguar batutat mes personalitete të shquara të mediave dhe plitikë bërësve, të cilët bashkërisht kanë hedhur vallet tradicionale me uratën për shumë mbarësi në shtëpitë e shqiptarëve kudo qofshin ata me idenë fisnike atë të ruajtjes së unitetit fetarë në funksion të një zëri të fuqishëm të unifikuar rreth çështjes kombëtare.