Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur në SPAK mëngjesin e kësaj të enjte.
Kujtojmë që disa ditë më parë, Prokuroria e Posaçme dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, sekuestruan telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së Veliajt.
Kjo është hera e dytë që Veliaj paraqitet në SPAK, pasi herën e parë u paraqit më 30 prill 2024. Në atë kohë kryebashkiaku qëndroi për 8 orë në SPAK lidhur me hetimet e Prokurorisë së Posaçme për inceneratorin e Tiranës.