Çmimi i ri i energjisë do të mësohet sot pas seancës përgatitore të Komisionit Rregullator për Energjetikë.
Udhëheqësia e re e KRRE dje paralajmëroi se do të ketë ulje minimale të çmimit të energjisë. Siç informuan nga KRRE, kompania EVN ka kërkuar rritje të çmimit për nëntë për qind, ELEM zvogëlim për 1,5 për qind, ndërsa MEPSO nuk ka kërkuar as rritje as zvogëlim.