Me rastin e 8-vjetorit të anëtarësimit të Kroacisë në NATO në Parlamentin kroat është mbajtur një ceremoni, ku përpos kryetarit të Kuvendit kroat, Bozo Petrova, mori pjesë edhe Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Paolo Alli. Petrov dhe Alli theksuan se do të angazhohen për zgjerimin e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, raporton AA.
Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Paolo Alli, para gazetarëve theksoi se NATO është një aleancë e rëndësishme ushtarake, por edhe aleancë politike e shteteve me vlera të përbashkëta.
“Kroacia do të luajë një rol të rëndësishëm në drejtim të Ballkanit Perëndimor, sepse e dimë se Mali i Zi së shpejti do të bëhet vend anëtar i NATO-s, por edhe vendet e tjera në rajon kanë aspirata për anëtarësim në NATO. Evropa nuk do të jetë Evropë përderisa Ballkani Perëndimor të mos integrohet plotësisht sepse Evropë është edhe Ballkani Perëndimor”, thotë Alli.
Petrov tha se është krenar për tetë vjetorin e anëtarësimit të Kroacisë në NATO, siç tha për sigurinë dhe stabilitetin që jep kjo aleancë.
Me rastin e përvjetorit, fjalim mbajti edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kroacisë, Mirko Shundov dhe ministri i Mbrojtjes, Damir Krstiçeviç.