Si ndikoi kriza energjetike në buxhetin e shtetit në vitin 2022? Nga hulumtimi i kryer rezulton se mbështetja e dhënë nga qeveria për SHA EMV gjatë krizës energjetike arrin 378 milionë euro, për periudhën nga fundi i vitit 2021, përfshirë shtatorin e 2023. Duke qenë se janë iniciuar 50 milionë euro shtesë në buxhet për pagesën e faturave më të larta të energjisë elektrike të institucioneve shtetërore, këto shpenzime mbulohen nga paratë që janë dedikuar për realizimin e reformave në interes të qytetarëve. Në hulumtim është konstatuar se qeveria nuk ka realizuar projekte milionëshe të premtuara, por edhe komunat, kështu që qytetarët kanë mbetur pa projektet e premtuara.
“Si pasojë e rritjes së kostove nga kriza energjetike, në vitin 2022 Qeveria nuk ka realizuar projekte të rëndësishme për cilësinë e jetës së qytetarëve në vlerë prej 175 milionë eurove. Kur të shtohen edhe 50 milionë euro, sa është shuma e projekteve të parealizuara të të gjitha komunave në vend, del se në total qytetarët, kushtimisht thënë, janë dëmtuar me 220 milionë euro në projekte, të cilat duhej të kontribuonin për përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre siç janë projekte dhe renovimi i objekteve shëndetësore, blerja e pajisjeve për shkolla, ndërtimi dhe renovimi i kopshteve, ndërtimi i shtëpive për pleq dhe të tjera”, tha Sabina Fakiq, Qendra për Komunikime Civile.
“Maqedonia është vend që mbledh shumë pak para, krahasuar me sa shpenzon. Zgjidhja e kësaj situate është që të grumbullohet më shumë se sa shpenzohet. Nëse po flasim për grumbullim, mënyra më e lehtë është t’i rrisim normat e tatimit, bazat tatimore, në vend që të kemi qasje te sistemi, të marrim nga pishina e ashtuquajtur ekonomi gri. Fatkeqësisht, ne jemi dëshmitarë se çdo herë përdoret mënyra më e lehtë, e ky trend vazhdon edhe në vitin 2023”, tha Pavle Gacov, ekspert ekonomik dhe tatimore.